Një autobus u sul drejt turmës së njerëzve që po festonin në një festival të Haitit të Dielën herët në mëngjes, duke vrarë 34 vetë dhe plagosur 17 të tjerë.- thanë burime zyrtare.

Tragjedia ndodhi në ora 3 a.m. në qytetin e Gonaives kur autobusi i pasagjerëve goditi fillimisht dy vetë e pastaj vërshoi në turmën e njerëzve që merrnin pjesë në festivalin Rara në sezonin  pashkëve Haitiane- tha Josepth Faustin, koordinator për rajonin Artibonito.

Faustin tha se pjesëtarët në festival, të egërsuar, sulmuan autobusin dhe tentuan ta djegin atë para se policia të siguronte pasagjerët në bord. Shoferi i autobusit u largua dhe tani ndodhet në kërkim. Ai tha se shkaku i aksidentit nuk ishte i qartë.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin e Gonaives, rreth 60 milje (100 kilometra) të veriperëndim të kryeqytetit Port-Au- Prince.

/Veritas.com.al/