(FOTO: Altin Dumani dhe Theo Jacobs)/

Sot është konfirmuar në detyrë drejtuesi i Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani, duke lënë pas edhe një hamendje të gjerë se ai do të jetë në krye të Strukturës Speciale të Anti Korrupsionit .

Vendimi i konfirmimit në detyrë është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi zoti Dumani doli i pastër nga vettingu, njëkohësisht ai është njëherësh kandidat për SPAK.

Edhe vetë hamendjet se zoti Dumani do të jetë në krye të SPAK bazohen mbi disa të vërteta konkrete:

Dumani ka kaluar me sukses të tre shtyllat e vettingut, si pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale. Pikërisht tek kjo e fundit, KLP-ja e ka renditur të parin më të mirë, pra kryeson listën e 15 kandidatëve të SPAK.

Madje një ditë më parë, teksa rivlerësohej nga KPK-ja, Theo Jacobs, vëzhguesi ndërkombëtar që konsiderohet si “i tmerrshmi” apo si “pedant” në punën e tij për pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pyetje. Është hera e parë që zoti Jacobs nuk bën asnjë pyetje kandidatëve që paraqiten para tij

Kujtojmë që përplasjet e këtij të fundit me gjyqtarë e prokurorë gjatë seancave dëgjimore shpesh kanë bërë lajm në median shqiptare, por për Dumanin, Jacobs ka deklaruar se “ishte dita e tij me fat”.

Prandaj ka disa hamendje se Dumani do të jetë edhe në krye të SPAK.

VERITAS.COM.AL/