Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës me korsi të shtuara. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar edhe pamje nga punimet.

“Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, thotë Rama.

Hapen në fund të vitit 6 km të para të superstradës

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *