Sapo është hapur seanca e parë e Kuvendit të republikës së Shqipërisë.
Seancën e hapi deputeti Besnik Bare, i cili u rëndit më i moshuari mes deputetësh pasi dy të tjerë para tij kundërshtuan që të hapin seancën.
Deputeti Bare, pas një fjalimi të shkurtër, lexoi listën e deputetëve të fituar në fushatën zgjedhore të 25 qershorit.
Në seancë është parashikuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Opozita ka paralajmëruar protestë kundër zgjedhjes së socialistit Gramoz Ruçi në këtë post.
Veritas.com.al/