Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë në inagurimin e hapjen e Urës së Madhe në Kukës.
“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket infrastrukturës, sidomos asaj të rrugës së kombit. Sot jemi gati për të hapur trafikun në këtë zonë. Ura është edhe një vepër arti për mbi të gjitha, duke qenë se është edhe e dizajnuar nga një nga arkitektët më të njohur Italian Giorgio Rizzo.”- u shpreh Ministrja Balluku teksa theksoi se gjatë viteve të mungesës së kësaj infrastrukturë, i gjithë trafiku kalonte në urën e vjetër të ndërtuar 45 vite më parë.
“E rëndësishme është se duhet thënë që gjatë këtyre viteve në mungesë të urës i gjithë trafiku kalonte në një urë të ndërtuar në 78, para ndërtimit të digës së Fierzës dhe kjo pjesë ishte lënë komplet jashtë vëmendjes. Kështu që puna e bërë nga vitit 2020 dhe deri më sot, ka qenë një punë kolosale për këtë urë dhe për të gjithë kompletimin e urës së Kombit.” – u shpreh ajo.