Gjithë media ka qenë e angazhuar mbi mikrofonin “hot” ku regjistrohet Donald Trump duke folur rreth grave, shkruan WDN.com.

Por jo kaq e vëmendshme ka qenë media rreth gazetarit të MSNBC , Chris Matthews dhe komenteve që bëri ai në drejtim të Melania Trump, gruaja e kandidatit Republikan për Shtëpinë e Bardhë.

Blogeri Angry Patriot postoi një video të Matthews, gjatë Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku duket gazetari i njohur duke vënë re, ose “duke lëpirë sytë”, siç thuhet në shqip.

Që nga prapaskena, teksa Donald dhe Melania Trump vijnë te mikrofoni, Matthews dëgjohet që thotë: “Eej!, e shikoni si ecën? O zot, sa e mirë! Dua të shikoj vetëm këtë në një show ”.

Blogeri Angry Patriot i thotë: “Kur liberalët e bëjnë këtë, në rregull! Po kur konservatorët bëjnë kështu, do të thotë se bota është drejt fundit. Kjo është një temë e pakapërcyeshme në këto zgjedhje…

“Mbaj mend se e dëgjova Chris Matthews; ai nuk e dinte se mikrofoni i tij ishte i hapur, tek fliste për Melania, teksa kjo hynte në sallë bashkë me Trump… dhe komentet e tij ishin mikluese…”

Blogeri vazhdon:  “Ndershmërisht, unë prita që Matthew të kërkonte falje. Ose të paktën kërkova që ky të tërhiqej… por asnjëra nga këto nuk ndodhi. Për ato pak media të krahut të djathtë, kjo ishte qartësisht një “kapje në radar”. E habitshme, të gjithë vendosën një JO për komentet, askush nuk i pranoi, duke dhunuar një të vërtetë”.

Në videon kundër Trump, që transmetoi Washingron Post, Trump ishte kapur duke u mburrur se si i joshte dhe i puthte gratë, dhe kaq. Trump po bisedonte me Billy Bush të “Access Hollywood” në autobus, diku pranë

një emri të show-t .

 

http://www.wnd.com/files/2016/08/Melania-RNC.jpg