(FOTO: Donald Trump dhe Steve Harvey)/
Steve Harvey, aktor, komedian, dhe monitorues i “Family Feud” u takua me presidentin e zgjedhur Donald trump të premten në “Trump Tower” në Manhattan.
“E hodha pas mikrofonin dhe u drejtova për nga burri që do të jetë prsidneti i 45 i Shteteve të Bashkuara”- iu tha Harvey reporterëve duke treguar rreth takimit të tij me Trump, me të cilin tha se “së bashku gjetëm ngjashmëritë dhe sinqeritetin”.
Harvey tha se do të jetë një partner i Dr. Ben Carson- drejtor i Departamentit të Zhvillimit Urban, për të restauruar qytetet e brendshëm të Amerikës.
“Trump kërkon që të zhvillohen nga brenda qytetet dhe menjëherë thërriti në telefon D. Carson për të qenë së bashku me Harvey dhe të zhvillojnë dialog mbi programin si do të jenë qytetet në gjithë vendin”, tha Harvey.
“U largova me ndjesinë se sapo kisha biseduar me njeriun që prej sinqerisht do që të bëjë ndryshime”. “Ndjeva se gjëra vërtet të mëdha do të vijnë prej tij… Unë mund të ulem me të në çdo kohë”.
/Veritas.com.al/