-Në skandalin që i dha jetë lëvizjes #MeToo, tani përfshihet edhe cmimi Oskar i Jennifer Lawrence-

Nga: Roberta Damiata 

Zbulim i bujshëm në historinë e pafund të Harvey Weinstein, producenti super potent i Hollivudit i akuzuar nga Azia Argento për ngacmim seksual..

Këtë herë ka perfunduar ne qender te gossip aktorja e cmimit Oskar Jennifer Lawrence.

Gjithçka ka filluar kur Weinstein u padit nga aktorja Jane Doe e cila ka thene se ishte ngacmuar seksualisht dhe detyruar në një raport oral nga Weinstein që e kishte kërcënuar nëse ajo nuk do të pranonte,do ti prishte karrierën .

Sipas disa dokumenteve të gjykatës, Jane ka referuar se Weinstein i tha asaj: “Kam fjetur me Jennifer Lawrence dhe shiko se ku është ajo tani,ka fituar një Oskar. Filmi në fjalë është “Kahu pozitiv – Silver Linings Playbook” i vitit 2012 që beri te fitoje një Oscar për Lawrence si aktorja më e mirë dhe qe u prodhua nga Weinstein.

E terhequr ne valle Lawrence menjehere ka mohuar gjene: “Me keputet shpirti – ka thene- për të gjitha gratë që kane qene viktima të Harvey Westein.Nuk kam pasur kurre ndonjë gjë tjetër veçse një marrëdhënie profesionale me të, dhe ky është një shembull tjetër i taktikave dhe gënjeshtrave që ai ka thënë për të tërhequr shumë gra “.

Avokatët e Weinstein kane “mbrojtur” ne nje fare menyre deklaratat e Lawrence duke konfirmuar se vetë Weinstein thotë se atij vete i kishte ardhur shume keq, sepse me te ka pasur vetëm një marrëdhënie profesionale dhe respektuese, dhe qe eshte terhequr në këtë përpjekje të keqe shpifjeje nga dikush që donte të tërhiqte vëmendjen e shtypit (duke iu referuar Jane Doe).

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo jo, por në çdo rast duket se jane pak aktoret amerikane që nuk kanë denoncuar se kane pesuar ngacmime për të mundur te punojne. Një kuti Pandore që e zbuluar është duke berë te dalin zbulime vërtetë të papërshkrueshme.

Veritas.com.al/