Gary Cohn, këshilltari kryesor ekonomik i Donald Trump ka dhënë dorëheqjen. Kjo është dorëheqja më e fundit në radhën e largimeve në profile të lartë të administratës së Trump.

Cohn, i cili kryeson Këshillin Ekonomik Kombëtar, siç raportohet,  ka kërcënuar të largohet që pas komenteve mbi ngjarjet në Charlottesville, Virginia.

Por vendimin përfundimtar për dorëheqje e shpalli të Martën në mbrëmje për shkak të vendimit për të imponuar tarifa në importet e çelikut  dhe aluminit.

Veritas.com.al/