Presidenti i Republikës së Kosovës ka thënë sot se ëhstë i gatshëm të japë dorëheqjen nëse nuk arrin të krijojë “Ushtrinë e Kosovës” sipas projektit të tij.

Menjëherë pas këtij kërcënimi, është përgjigjur ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delaëie.

Ambasadori i SHBA ka thënë se “Kosova nuk duhet të bëjë lëvizje pa partnerët kyç”.

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga kualiteti i partneriteteve të saj. Ne nuk duam ta shohim Kosovën të pakoordinuar me partnerët kyç të saj” ka shkruar Delawie në Twitter.

Kjo është hera e dytë që ambasadori amerikan shpreh qëndrimin e tij ndaj ushtrisë për mënyrën se si presidenti Thaçi synon ta bëjë atë.

Veritas.com.al/