Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka shkarkuar me 257 vota pro kreun e këtij Këshilli, Edi Palokën.

 

Gjithashtu janë shkarkuar nga detyra që mbanin edhe anëtarët e Kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi.

Largohen nga detyrat që mbanin edhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.

Pas pak, do të bëhet transparencë e plotë me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim dhe përbëjnë shumicën absolute të Këshillit Kombëtar.