(FOTO: Parashikimet brenda ligjit për kujdesin shëndetësor kanë shkaktuar debate politike- BBC)/

Megjithëse, pasi u shpall vonesa në votimin e programit të Trump mbi “Healthcare”, dhe u tha se do të votohet “ditën e Hënë”, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar ultimatum që “healthcare” të votohet të Premten.

Presidenti ka thënë se Senati Republikan duhet të votojë, për po ose për jo, ditën e Premte, sot më 24 Mars. Pas vonesës së votimit të Enjten, janë shkaktuar turbullira në projektligjin e Trump.

Akti i “American Healthcare” është e nevojshme të zëvendësojë pjesë të ligjit të firmosur nga Obama, që ka marë emrin ligji “Obamacare”.

Vota e të Enjtës u vonua për shkak të kundërshtimit të disa Republikanëve.

Zoti Trump paralajmëroi miqtë Republikan se ata kanë një zgjedhje: Ose të votojnë për projektligjin e tij të Premten, ose të mbërthehen pas “Obamacare”.

Presidenti e bëri paralajmërimin gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë- raporton media amerikane.

Kryetari i Senatit Republikan Paul Ryan tha: “Për shtatë vjet e gjysmë ne jemi duke premtuar se populli Amerikan do ta heqë dhe zëvendësojë ligjin “Obama” sepse ai po falimenton familjet amerikane. Nesër ne do të procedojmë”,- tha ai të Enjten.

Ndërkohë, , Chris Collins, përfaqësues Republikan i New Yorkut tha: “ Presidenti ka thënë se ai do votën nesër, poshtë ose lart. Në qoftë se për ndonjë arsye do të votohet për “poshtë”, ne veçse do të vazhdojmë përpara, me pjesët e tjera, sipas agjendës së tij”.

/Veritas.com.al/