Sot paradite, një efektiv i RENEA-s ka rënë nga lartësitë në një zonë shkëmbore të Thethit, dhe është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht kanë qenë banorët e zonës që janë kujdesur derisa ka mbërritur helikopteri i Forcave të Armatosura.

Helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në Theth të Dukagjinit për t’i dhënë ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua ditën e sotme, duke përfunduar në një greminë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri po e transporton efektin drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Veritas.com.al/