Që dje në mbrëmje, Shqipëria aeroportuale do të ketë linjën e parë ajrore “low cost” Tiranë-Budapest.

Që sot pasagjerë nga Shqipëria nuk kanë më arsye të marrin rrugen drejt aeroporteve të Maqedonisë ose Kosovës për një biletë “low cost”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj bashkë me Ministrin Hungarez të shtetit për Politikat e Transportit Robert Homolya, ishin në bordin e avionit të parë të linjës Budapest-Tiranë.

”Ky ishte fluturimi i parë i kompanisë wizzair në Tiranë, e para kompani “low cost” që vjen dhe fillon fluturimet në Shqipëri. Kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet hungareze, veçanërisht me Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar, por edhe autoriteteve të aviacionit civil, arritëm në një marrëveshje për fillimin e udhëtimeve, me një linjë të ndërprerë prej shumë kohësh me Malevin. Prej 5 vitesh nuk kishte fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Hungarisë, por tashmë e kemi falë këtij bashkëpunimi”, – tha Dervishaj.

Ministri i shtetit Hungarez për Politikat e Transportit Robert Homolya tha fillimi i fluturimeve do t’i japë zhvillim turizmit dhe ekonomisë mes 2 vendeve.

/Veritas.com.al/