Nga: Andy Wightman/ Herald Scotland
Kompanitë skoceze guackë me pronarë sekret paguan lobistët e Uashingtonit për aksesin e konservatorëve të Ballkanit te presidneti Donald trump.
Kompania në hije Biniatta Trade ka përhapur një skandal transatlantik pasi doli në shesh një themelues i fushatës për të promovuar në Amerikë opozitën e djathtë të Shqipërisë.
Firma, një limited partenrship Skocez, ose SLP, pohon se tregton drithëra dhe rrobe nga adresa e saj prestigjioze në zyrat virtuale të New Town në Edinburg.
Sidoqoftë, The Herald mundi të zbulojë disa fakte mbi pastrimin e parave nga firma, për të cilën është gjobitur 500 paund çdo ditë.
Biniatta ka paguar vitin e kaluar 150,000 dollarë për ish këshilltarin e fushatës së kandidatit presidencial Ted Cruz për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Prokurorët në Shqipëri po bëjnë kërkime në pagesa, para së gjithash mbi ato ku ka hedhur dritë ‘’Balkan Investigative Reporting Network’, sepse Partia Demokratike nuk i ka deklaruar.
Lobisti The lobbyist Nick Muzin – në nëntor ka deklaruar se paratë ishin “në emër “të Partisë demokratike të Shqipërisë me qëllim që të promovohen liderët konservatorë të Shqipërisë të liderët e biznesit dhe të politikës së Shteteve të Bashkuara.
(Vijon)
Veritas.com.al/