Në Has ku dikur thuhej se “ha pula gurë”, tani vërtetohet se mund të prodhohet edhe heroinë, e cila pasuron ‘kontinent’. Sot në këtë zonë të thellë, sa Gjakovë aq Shqipëri, është zbuluar një laborator i prodhimit të heroinës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium.

2 persona prej tyre janë arrestuar në vendin ku u gjet laboratori.

Policia ka sekuestruar një sasi opiumi që është lënda bazë e heroinë.

Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Operacioni është shtrirë në disa zona dhe pritet të ketë arrestime të reja.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar dhe në pronësi të kujt ishte ky laborator i përpunimit të heroinës.

Laboratori është zbuluar në periferi të Hasit, në Brenog.

Vritas.com.al/