![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/10/109327576_gettyimages-1177524157.jpg)
US Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka quajtur hetimet kongresale për impeachment që mund të kërkojnë largimin e tij nga posti i presidentit, ‘një linçim’.
Në një status në twitter, zoti Trump i dënoi hetimet si ‘proces pa shkak ose i pandershëm, ose pa të drejtë ligjore’.
Demokratët mund të kërkojnë ta gjykojnë presidentin Republikan aty nga Krishtlindjet.
Termi me ngarkesa raciste ‘linçim’ në Shtetet e Bashkuara i referohet një ekzekutimi historik jashtë ligjor nga turmat e bardha kundër amerikanëve afrikanë.
Veritas.com.al/