Kandidatja Hillary Clinton ka pranuar zyrtarisht nominimin për të qënë përfaqësuesja e demokratëve në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Në fjalën e mbajtur përballë delegatëve, ish-sekretarja e shtetit nënvizoi se vetëm të bashkuar qytetarët amerikanë do të mund të krijojnë një të ardhme më të mirë. Ndërkohë, ajo sulmoi edhe rivalin Trump, duke thënë se miliarderi provokohet vetëm me një postim në twiter dhe se nuk mund t’i besohen armët bërthamore.
Nëpërmjet një fjalimi të cilin mediat e cilësuar si një prej më të rëndësishmëve të jetës së saj, kandidatja demokrate Hillary Clinton, ka pranuar zyrtarisht nominimin e demokratëve në Shtetet e Bashkuara, për të qënë kandidatura e kësaj force politike në zgjedhjet presidenciale. Në ligjëratën e saj Clinton u shpreh se Amerika në këtë moment ka nevojë për energjinë, talentin dhe ambicien e të gjithëve. Ajo nënvizoi se qytetarët amerikanë do të mund t’a bëjnë shtetin e tyre një vend më të mirë për të jetuar vetëm nëse qëndrojnë të bashkuar.
Clinton u shpreh: “Amerika ka nevojë për të gjithë ne, që të vëmë në dispozicion energjinë, talented dhe ambiciet, në mënyrë që t’a bëjnë vendin tonë më të mirë dhe më të fortë. Për këtë arsye shprehja ‘bashkë më të fortë’ nuk është vetëm një slogan për fushatën, por është principi që na udhëheq për të ardhmen që synojmë të ndërtojmë”, u
Më tej, ish-sekretarja e Shtetit hodhi akuza në drejtim të rivalit të saj Donald Trump.