(FOTO: Hillary Clinton dhe kryeministre e Bangladeshit Sheikh Hasina)/
Nga qeveritë e huaja zbulohet një tjetër rast i skemës “Pay to play” (paguaj që të vihem në lëvizje) nga Fondacioni Clinton.
Kryeministre e Bangladeshit Sheikh Hasina tha se Hillary Clinton “personalisht i ka bërë presion” për të paguar për Fondacionin ‘Clinton’ gjatë periudhës kur ishte sekretare e shtetit e Shteteve të Bashkuar në vitin 2011, pavarësisht se po vepronte kundër ligjit etik’ raporton Circa.
Circa, sekretare e shtypit e kryeministres Hasina tha se zonja Clinton telefonoi dhe insistoi që fituesi i çmimit Nobel në vitin 2006, Dr. Muhammed Yunus të shporret nga posti si presidnet i Bankës Grameen Bank,një bankë e famshme e vendit për microcredit.
Circa thotë se Yunus është president i Bankës Grameen America, i cili i dha zonjës Clinton një shumë mes 100,000 dhe 250,000 dollarë për ‘Iniciativën Globale’.
Yunus, kur kryesonte ‘Grameen Research’, i dha zonjës Clinton një shumë prej 25,000 dhe 50,000 dollarë për Fondacionin Clinton.
“Ish- sekretare e Shtetit, Hillary Clinton telefonoi kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina në Mars 2011 dhe insistoi që të mos lëvizej Dr. Muhammad Yunus nga posti i Drejtorit të përgjithshëm të ‘Grameen Bank”, tha zëvendës sekretari i shtypit, Md Nazrul Islam.
Por në vitin 2012, Ynus ishet kapur në disa pagesa të paligjshme dhe në shpërdorime në bankë. Hillary telefononte që të mos largohej nga posti, por ai ishte me ‘status qeveritar’. Yulus u ankua se po e largonin për arsye politike; por në fakt financimet e pa justifikuara për zonjën Clinton ishin arsye e fortë.
/Veritas.com.al/