HIMARË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro. Kjo sipërfaqe u përvetësuan me anë të dokumenteve të falsifikuara.
Prokuroria thotë se janë gjithsej 30 pasuri në Himarë, të cilat janë regjistruar në emër të dy shtetasve.
Ata janë vënë nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar./