Janë plot 555 vjet nga sot që heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka ndërruar jetë. Kryeministri Rama së bashku me studiuesin Aurel Plasari, zhvilluan një bashkëbisedim me gjimnazistë të Tiranës. Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë u shpreh se në të ardhmen historia e Skënderbeut do të rishkruhet në bazë të fakteve të reja që do të zbulohen.
“Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pas i vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ne paskemi bërë malin e hapur. Ballkani i hapur është mali i hapur. Nuk është keq të hapim malin të krijojmë një vijë ajrore që puthet me tokën. Historia është e destinuar të rishkruhet e të rilexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme që diktohet nga fakte të reja dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut”, u shpreh Rama.