Sipas “Hollywood Reporter (THR)”, Universal Pictures dhe Anonymous Content po zhvillojnë konceptin e “komedie në vendine  punës” të bazuar në një libër “From the Corner of the Oval” (Nga këndi i Zyrës Ovale) të shkruar nga Beck Dorey-Stein, një ish stenograf i Shtëpisë së Bardhë.

Libri i Stein është zgjedhur nga Random House Publishing Group, divizioni i  Spiegel & Grau.

“Libri nuk premton që të zbulojë nga brenda se si punonte administrata Obama, por fokusohet më shumë në Shtëpinë e Bardhë si vend pune dhe në marrëdhëniet mes pjesëtarëve të stafit”, tha reporteri i  THR.

Filmi do të prodhohet nga Anonymous Content’s Michael Sugar, në punët e fundit të të cilit ka qenë edhe drama Spotlight që ka fituar çmimin Oscar.

/Veritas.com.al/