Ish presidenti Egjiptian, Hosni Mubarak është liruar nga gjendja e ndalimit ku ishte futur gjashtë vjet më parë.

Mubarak la spitalin ushtarak në jug të Kairos dhe shkoi në shtëpi  në zonën periferike veriore Heliopolis, tha avokati i tij.

Ai u lirua pasi gjykata e lartë e Apelit e pastroi figurën e tij nga akuza për vdekjen e protestuesve në kryengritjen e vitit 2011.

Zoti Mubarak, 88 vjeç, u bë president i Egjiptit në vitin 1981 pas vrasjes së presidentit Anwar Sadat.

/Veritas.com.al/