Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë krimi. Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë. I riu një shqiptar i Maqedonisë së Veriut humbi jetën, por vdekja e tij është mbuluar me mister. Ajo çfarë u raportua ishte se 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.

Banorët e tjerë  të hotelit që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave horror; pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është  gjetur dhe zgara mbrojtëse të ballkonit.

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga kjo vdekje, gjurmët e saj ngjarjeje janë ende të freskëta. Ballkoni i dhomës ku po qëndronte 28-vjeçari nuk i ka kangjellat të fiksuara sidhomat e tjera. I riu ishte kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. Ai kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane dhe punonte në një kompani transporti kosovare, e cila merret me transport asfalti dhe materialesh të tjera. Në dhomë nga sa është mësuar, rrinte i vetëm. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet ndaj administratorit të hotel ‘Rogner’ dhe përgjegjësit për mosrespektimin e rregullave të sigurimit teknik.