Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Lajmi është konfirmuar nga departamenti amerikan i shtetit për Al Jazeera Balkan.
Në përgjigjen e dërguar nga DASH për Al Jazeera shkruhet se Hoyt Yee ka vënë në dijeni kolegët e tij për largimin nga posti të cilin e mbante që nga viti 2013. Mediat lakojnë emrin e ish shefit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Jonathan Moore, si zëvendës të tij.
Yee pritet të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një nga vendet e Ballkanit perëndimor, me mediat serbe që theksojnë se do të jetë pikërisht Sarajeva.
Kohë më parë u fol se ai do të caktohej si ambasador në Maqedoni. Janë pikërisht mediat serbe ato që këmbëngulin se Yee do të vendoset në Sarajevë, ku e përditshmja Blic citon burime anonime në Beograd si dhe zëra në qarqet diplomatike amerikane dhe maqedonase.
Para se të merrte detyrën si zv/ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për Europën dhe Azinë, Hoyt Yee mbajti post të larta diplomatike në Kroaci nga 2010 në 2013.
Veritas.com.al/