Shpërthimi i një bombole me hidrogjen në bodrumin e një argjendarie në zonën e ish-Bllokut, la 4 të plagosur dhe krijoi panik te qytetarët.

Argjendaria në të cilën ndodhi shpërthimi është në pronësi të çiftit Sokol dhe Alma Pirra (në foto).

Ata janë prindër të një djali 14-vjeçar.

Sokol Pirra me profesion është avokat dhe gjithashtu është një prej themeluesve të shoqatës se komunitetit hebre në Shqipëri.

Alma Pirra 43 vjeç ka ndërruar sot jetë nga plagët e marra.

Në shtëpinë e familjes Pirra në Bllok, në të njëjtin pallat banimi ku ndodhej argjendaria, sot janë hapur dyert e mortit.

Në gjendje të rëndë nga plagët dhe djegiet është edhe bashkëshorti i saj, Sokoli.

Veritas.com.al/