Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Elektricistët që ndërruan jetë janë Selfo Kallfa dhe Dini Isaraj.

Oret e fundit jane nxjerre trupat e pajetë të dy elektricistëve, të cilët u mbytën sot në lumin Drino, pasi makina me të cilën lëviznin ra nga ura. Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Trupat e Selfo Kallfës dhe Dini Isarajt u nxorën nga palombarët.

Elektricistet ishin duke shkuar për riparim në rrjetin elektrik në fushën përballë Lazaratit teksa makina e tyre ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

Rrjedha e ujit ka marrë trupat e dy punonjesve, duke i zhvendosur më poshtë. Pas kërkimeve të forcave RENEA dhe të palombarëve u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e tyre .