Qeveria hungareze ka nisur procesin e zhvendosjes të azil- kërkuesve drejt dy “fshatrave kontenier” . Ndërkohë njoftohet se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Europë (ECHR) po lufton kundër kësaj lëvizjeje.

Zyrtarë në vendet e Europës Qendrore kanë ngritur 324 reparte rezidenciale rreth dy “fshatrave” të ndryshëm për emigrantët me aplikime për azil. Fshatrat kanë banesa për të gjitha moshat, duke përfshirë edhe ata që janë nën moshë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka bërë përjashtim për tetë azil- kërkues që mund të mos kenë banesë në fshat- raporton  “Die Zeit”.

Qeveria hungareze ka njoftuar mbi zhvendosjen  dhe kufirin e mundshëm që emigrantët të lëvizin, që në Shkurt, me një numër afërsisht 586 emigrantë që do të dërgohen në fshatra. Këshilltari i Sigurisë i kryeministrit Viktor Orbán, György Bakondi, tha se: “Nga sot, zona transit e zgjeruar do të jetë në gjendje pune 24 orë në ditë”.

/Veritas.com.al/