Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se Hungaria ka pranuar kërkesën për azil politik. Përmes një postimi në Facebook, Gruevski shprehet se ai ndiqet politikisht nga qeveria e vendit të tij dhe nuk po i ikën drejtësisë në Maqedoni.

“Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja“-thotë ndër të tjera Gruevski.

Veritas.com.al/