
Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.
Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.
Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.
Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.
Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.
Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.
Komente