Autori i sulmit terrorist të Mynyhut është identifikuar.
Ai është 18-vjeçari Ali Sonboly. Prej dy vitesh jetonte në Mynyh.
Sipas Daily Mail i riu i ka joshur viktimat përmes një postimi në një faqe të rreme Facebook-u, duke i ftuar të mblidheshin për të ngrënë falas në një pikë McDonald.
Babai i të riut punon si taksist.
Policia ka nisur hetimet dhe ndaj tij.
Në orën 5:50 të pasdites 18-vjeçari u pa në tualet duke mbushur pistoletën dhe më pas nisi të shtënat. Pas sulmit ai vrau edhe veten pak metra larg vendit të ngjarjes.
Mes viktimave janë edhe 3 shqiptarë nga Kosova.