Frrok Çupi

Po kapen herë në një fije, herë në tjetrën, për të krijuar kaos. Pse duan ta hedhin ngrehinën që mbajmë mbi kokë në këtë vend?

Asgjë nuk kanë të qartë ‘pse?’; mendoj se as për të bërë ndonjë gjë më të mirë se kaq, as për të marrë pushtet, as për të krijuar një figurë që ia dinë formën. Jo, mjaft që ajo çfarë është- të bjerë poshtë e të hapet ‘trupi i vendit në një spital’. Viti 1920 është shënuar në Berlin si ‘periudha vibrante’, ku u bë gati për të mirëpritur shpëtim nga Nazizmi… Mortaja botërore ishte akoma një parti e vogël që sapo ishte krijuar në shkurt të atij viti.

Berlini ’20 ka nisur me degradimin e artit:

Një dorë aktorësh janë përdorur nga politika për të ndezur konflikt në emër të ‘teatrit të vjetër’. Janë zgjedhur aktorët e rangut të fundit, të tjerët nuk mund të përdoren ashtu. Në një teatër të lodhur nuk mund të ketë art vital. Pas kaq dekadash- siç kanë thënë gjithë korifenjtë e Teatrit tonë,- erdhi momenti për ta ngritur Artin Teatror me një shtëpi të re ku mund të luhen Eskili, Makbethi, Arthur Miller. Aktorët e dorës së dytë nuk mund t’i luajnë… Ndahemi edhe nga një periudhë e keqe e teatrit komunist. Që nga Teatri i Madh mund të kualifikohet një shoqëri më e mirë… Ja pra ky është momenti që këta nuk e duan të riun. Në Berlinin e dalë nga Lufta e Parë,  sapo kishte lulëzuar ekspresionizmi, kultura e sofistikuar, artet e bukura, arkitektura. Në një film kushtuar kësaj periudhe ‘vibrante’, edhe ai i titulluar ‘Berlin 1920’, arti degradoi, u kthye në gjirize, Berlini u bë me 500 klube nate ku mblidheshin homoskeualët dhe të droguarit; u shtuan vrasjet e epshit. ‘Skena’ e qytetit u bë gati për dekadencën.

Vritet shefi i Policisë:

Po bëjnë thirrje për vrasjen e policëve në Tiranë…

Pasi sulmuan shefin e Policisë, vranë avokatin më të shquar të qytetit, në një atentat të frymëzuar nga komunistët e Berlinit. Berlini ishte mbushur me gangsterë, nazistë, stalinistë, trockistë dhe vrasës me pagesë.  Goditje mbi njerëzit e ligjit vjen pas artit, por në prag të kaosit total. A po i dëgjoni çfarë deklaruan sot politikanët e opozitës jashtëparlamentare? Vasili tha se ‘kemi filmuar çdo polic’ dhe kërcënoi se nuk do të ketë më vend për ta. Deputet i dytë i të njëjtës parti, pas pesë minutash, tha se ‘policët do ta paguajnë kokë për kokë’, siç kishte deklaruar zonja e parë para 20 orësh. Thërritet ‘burg’, vrasje’, ‘vdekje’, Tani pritet që të frikësohet polici, të kthehet gjakmarrja, të bjerë ligji dhe shteti, të hyjnë në skenë vrasësit, islamistët, militarët? Në shkollën e Jalës partia ka instruktuar prej vitesh një lloj njeriu të esktremit pa formë. Në vitin 1920 Berlini numëronte 62 banda të krimit të organizuar, homoseksualizmin e kishin aplikuar si modë mes ushtarëve të tyre, qyteti ishte nyje e drogës. Pastaj u duartrokit nazizmi…

Rrëzohet besimi, dmth., rrëzohet sistemi:

Presidenti i Republikës ka lëshuar tre thirrje të rrezikshme: E para, parlamenti ‘është një bandë’, e dyta- ‘po shikoj grup terrorist të strukturuar’ dhe qeverinë e quajti ‘mafie’. Një gazetë, dhe pastaj disa media, kanë shpërndarë opinionin se kryeministri ‘duhet të burgoset’ pa gjyq. Edhe ish- presidenti duke ardhur sot në miting ka shkruar në fb ‘vdekje, vdekje, vdekje!’. Bombat molotov që plasën dje te xhamia ishin bërë gati nga radikalë kundër institucionit… Nëse goditet shteti në kolonat mbajtëse, atëherë Tirana bëhet gati për një kaos si në prag të nazizmit. Të gjithë faktorët që kanë hyrë në skenë janë ‘ish-a’. Ish- deputetë, ish- artistë, parti ish- parlamentare, vetë presidenti i republikës është më shumë ‘ish’ se sa ‘është’, procedura për shkarkimin ka nisur pasi ai vetë ka shpallur vetëvrasjen. Ish-at janë rreziku më i madh për sigurinë e njeriut.

Mashtrimi:

Mashtrimi është njësoj si tenja dhe  minjtë e teatrit të vjetër, mashtrimi gërryen vitalitetin qytetar. Disa e morën si një ‘patologji’ mashtrimin e kryetarit të PD se ‘do ta rikonstruktojmë teatrin e vjetër’, si të ngjallë një të vdekur. Por nuk është punë e një gënjeshtari. Patologjia po përdoret si minë për të rrëzuar sistemin. Rreth teatrit po dëgjohen histerizma dhe thirrje për vrasje. Kauza e teatrit u ngrit mbi prova ‘fake’ dmth., mbi mashtrime. Mashtrimet hidhen në treg për të degraduar njeriun dhe shoqërinë. Njeriu i mashtruar dhe në turmë është i dhunuar në palcë. Berlini u qullos, u hutua, mbeti e pa shpresë; prandaj ngjizi Nazizmi.

Depresioni:

Nëse nuk do të kishte shumë të vdekur nga epidemia ‘Covid’, atëherë do të krijoheshin shumë- shumë depresivë. Viti 1920 koincidonte me epideminë e ‘etheve Spanjolle’ ku humbën rreth 60 për qind e evropianëve. Edhe Berlini u godit keq. Ka një koincidencë me epideminë e koronavirusit këtu. Vendi ynë ia doli më së miri deri më sot. Por faktorët që po tentojnë depresionin, deklaruan në miting që ‘të hiqen maskat’. Vdekjet e shumta e hodhën në kaos ‘Berlinin’ e jo më Tiranën. Nga kupola ‘vibrante’ po deklarojnë numra false se ‘kanë vdekur shumë herë më shumë njerëz’ nga epidemia. Në Berlin, në vitin ’20 ra numri i popullsisë, kishte disa herë më shumë gra se burra për shkak të luftës dhe epidemisë, u shtua grabitja e fëmijëve, u shtuan sëmundjet venale…

Po këta pse po e bëjnë këtu?

As duan pushtet- e dinë se nuk ua jep populli, as mund të qeverisin, edhe sikur…,- por rrëzimi dhe shkelja e vendit, për ta quhet fitorja e parë. Por duan të fshehin krimet e tmerrshme që kanë bërë, përballë një Drejtësie që pritet të mbërijë.

VERITAS.COM.AL