Pas samitit të Helsinkit me Vladimir Putin, Donald Trump u akuzua nga shumë ane që ka ceduar përpara presidentit rus. “Tradhtar” ishte një nga epitetet më të egra të adresuara nga një pjesë e madhe e politikës amerikane. Dënuar nga një gjykatë bipartizane e demokratëve dhe republikanëve që ka (thonë) bëre Putin të shfaqet si fituesi i vërtetë i takimit në kryeqytetin finlandez.
Në shumicën e rasteve, ideja e kritikëve të saj është se presidenti i Shteteve të Bashkuara, në thelb ka miratuar idetë e Moskës pa mbrojtur një strategji te shume dekadave të Uashingtonit. Ne fillim, tha se takimi me Putin do të kishte qenë më i lehtë se samiti i NATO-s, në fakt dekurajoi aleatët historikë evropianë në favor të armikut ekzistencial
të Aleancës. Pastaj konfirmoi vijën e Kremlinit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA, duke Ii quajtur si false. Së fundmi, sipas shumë vëzhguesve, ai ka vendosur një dialog që është shumë i shtrirë ndaj presidentit rus, si të ishte Putin lider i vetëm i samitit.
Nga këtu nis akuza e tradhtimit të Amerikës. Por pyetja për të bere është një tjetër: Çfarë është tradhtia? Ne i referohemi përkufizimit të Enciklopedisë Treccani: “Akti dhe fakti i dështimit të një detyre ose angazhimi moral ose ligjor besnikërie dhe ndershmërie”. Por, në këtë rast, Donald Trump, cilin angazhim besnikërie ka mohuar? Dhe mbi të gjitha, me ke kishte kontraktuar këtë detyrë solemne?
Takimi i Helsinkit është vetëm një takim. Sigurisht që nuk ishte një samit në të cilin u nënshkrua diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Po flasim për një takim koke me koke që të dy liderët e donin, veçanërisht ky amerikan. Dhe në këtë gjest, Trump nuk ka tradhtuar askënd. Siç nuk tradhtoi duke u treguar i lidhur emfatikisht me bashkëbiseduesin e tij. Sigurisht, mund të akuzohet se është paraqitur tepër mospërfillës. Po ku është detyra e besnikërisë së plagosur, kur është duke u diskutuar për të promovuar paqen midis dy superfuqive që vendosin jetët e miliona njerëzve nga Siria, në Ukrainë e deri në Jemen?
Trump nuk ka nënshkruar ndonjë dorëzim, edhe pse në disa rrethana ai ka paguar për mungesën e përgatitjes se tij diplomatike. Ai u përpoq të gjejë një zgjidhje për problemet atavike. Ka shpresuar, ndoshta në mënyrë krejtësisht utopike, të gjejë një përkufizim për një marrëdhënie, atë midis Moskës dhe Uashingtonit, për të cilën duket se askush nuk duket të jetë i interesuar qe te jete pozitiv.
Ja, nëse për këtë Trump është një tradhtar: Ai tradhtoi ata që, nga Shteti i Thellë, nuk donin që ai dhe Putini të takoheshin. Por një aparat burokratik kompleks dhe I artikuluar si ai i shtetit të thellë amerikan nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përfaqëson vetëm një segment, themelor dhe për disa mënyra edhe të rrezikshëm, të një vendi shumë më të larmishëm.
Ne fund te fundit, Trump u zgjodh pa e mohuar ndonjëherë se donte të merrej vesh me Rusinë në një mënyrë ndryshe. Ata njerëz, të cilët e çuan atë në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishin te bindur nga linja e forte e Hillary Clinton dhe Barak Obama, por nga ajo linjë e ekscentrike, por e butë, e manjatit.
Trump ka tradhtuar Shtetin e Thellë, ai nuk ka tradhtuar Amerikën. Ka tradhtuar ata që mbështesin gjithmonë një fije të hetimeve mashtruese si Russiagate dhe që gjithmonë kane dashur të godasin idenë se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini mund të dialogojnë. Kjo nuk do të thotë braktisjen e dallimeve, por kjo do të thotë se dy fuqitë bërthamore që mund të vendosin fatin e botës, nuk shkojnë në mënyrë të pashmangshme për t’u përplasur. Midis kthimit në Luftën e Ftohtë dhe një dialogu të sinqertë dhe jashtë skemave midis Putin dhe Trump, është e vështirë të besohet se preferohet alternativa e parë.
Kjo nuk do të thotë që Uashingtoni duhet t’i dorëzohet Moskës. Por kjo do të thotë që bota mund të arrije diçka pozitive nga një president i cili ka vendosur të ndryshojë politikën e jashtme të SHBA bazuar në logjika të ndryshme, të pandjeshme nga ato te fundit te shekullit të njëzetë. Mund të mos pëlqehet, por ai nuk ka tradhtuar. Ka bere edhe një herë interesat e vendit të tij. Dhe ndoshta sot, Shtetet e Bashkuara, nuk kanë realisht interes të bëjnë luftë kundër Rusisë. Armiqtë e tij janë të tjerë. Dhe tani duhet të kuptojmë se si do te përkthehet kjo “tradhti” në zgjedhjen e kundërshtarëve të rinj dhe aleatëve të rinj.
Veritas.com.al/