Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur aventurën e tij të re, ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri, Korab.
Kreu i Shtetit ka zgjedhur t’u urojë shqiptarëve mbrëmjen e fundit të gushtit, duke përshëndetur nga maja e Korabit me simbolin e “Shqiponjës dykrenare”. Presidenti në këtë aventurë është i shoqëruar nga aktori i njohur, Bes Kallaku. Këtë fundjavë mbaron gushti, nuk dihet kur mund të fillojë punën presidenti pas pushimeve.
Meta dhe Kallaku iu drejtohen shqiptarëve:
“Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit.”-shkruan Meta.