Nga mitingu elektoral në Sarandë, Ilir Meta- ish- kryetar i LSI dhe president i zgjedhur i Republikës, tha se ‘vendimi është marrë.
Vendimi për të cilin foli zoti Meta është që ‘LSI të dalë forcë e parë’ në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai ‘zbuloi’ se në radhët e LSI ndodhen 600 mijë të rinj të cilët do të votojnë LSI, plus të tjerë që do të tërhiqen në votime nga rrethi i tyre.
“Le të bëhemi një milionë’ iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në miting, me qëllim që ‘LSI të qeverisë e vetme pas 25 qershorit’, ka thënë Meta.
/Veritas.com.al