Ditën e sotme, me 12 Shtator, Gjykata Kushtetuese është bërë me 8 anëtarë.
Ilir Toska është zgjedhur anëtari i tetë nga radhët e Gjykatës së Lartë.
Rreth një muaj më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Kushtetuese.
Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë i pari u rendit u vlerësuar me 85.44 pikë.
Në këtë garë, Toska garonte me Manjola Xhaxhon dhe Olta Zaçkën.
Toska do zëvendësojë gjyqtarin Gani Dizdari në Kushtetuese.
‘Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, te ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 12 shtator 2022, ora 10.00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.’- njofton Gjykata e Lartë.