Prej disa ditësh po qarkullon lajmi mbi vendimin e AKEP për regjistrimin sipas ligjit të të gjitha portaleve mediatike online. Vendimi ka ngjallur diskutime dhe kundërshtime sidomos nga Opozita parlamentare.
Kreu i AKEP, Ilir Zela ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha, i cili e konsideroi institucionin që ai drejton si polici e mendimit të kryeministrit Rama. Ne nje postim ne facebook, Zela i sugjeron kryedemokratit të shohë punën e tij, ndërsa shkruan se në rastin më të mirë e konsideron deklaratës e Bashës të papjekur.
“AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte këtë synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur një pjese te madhe te tyre. Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kërkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes web, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP.” –shprehet ndër të tjera Zela.
Veritas.com.al/