Kryeministri Edi Rama: Sot edhe brenda nesh, brenda Grupi Parlamentar dhe lerë pastaj brenda partisë nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në pikëpamjet e sfidës dhe të barrës së detyrimeve, përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga negociatat dhe pastaj për përfshirjen në një realitet krejt të ri, të një tregu ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për prodhuesit do të jetë e shumëfishtë, sa për të dhënë shembull në momentin që flasin, me grupin e negociatave jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas anëtarësimit që vendi të jetë i gatshëm të mbyllë kriteret për të qenë pjesë e familjes së BE.
Kjo është diçka që është pjesë e integrimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Ne jemi besimplotë që mund të marrim një lehtësim. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që prodhon produktet ushqimore. Në të gjitha kushtet ne jemi të patregueshëm për shkak të kushteve të pamjaftueshme të sigurisë ushqimore sipas BE. Prandaj po përpiqemi që të krijojmë një fazë prej 5 vitesh pas anëtarësimin, për prodhuesit.
Lajmi në përditësim…
Komente