Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht nënkryetari i grupit parlamentar Toni Gogu në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me refuzimin e kërkesës së Partisë Demokratike që kërkonin interpelancë me kryeministrin Edi Rama në kuvend për Inceneratorët.
Gogu është shprehur se tashmë kjo është një çështje e konsumuar me komisionin hetimor, dhe raporti i hetuar është në duart e drejtësisë, sa i përket Kuvendit e ka mbyllur si çështje dhe nuk ka asnjë urgjencë për ta rikthyer sërish.
“Këtij organi vendimarrës dhe këshillor që mund të bashkohej me një kërkesë tjetër që ishte një interpelancë urgjencë që bashkonte pakicën e pakicës dhe pakicën zyrtare për të diskutuar një çështje me rëndësi që është ajo e inceneratorëve. Nuk dhamë pëlqimin tone se këto çështje urgjente të hyjnë në seancën e menjëhershme, këtë e percakton Kuvendi i Shqipërisë. Në sesionin që do të mbidhet të enjten vendos vetë ai nëse do të përfshihen apo jo këto çështje ne thjesht kemi dhënë mendimin tonë për këto çështje.
Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e seriozitetit dhe hartuam raportin dhe që tani është në duart e drejtësisë, që erdhi në një seancë me dyer të mbyllura dhe kërkoi heshtje në dobi të hetimit. Ne kemi vënë shumë çështje si mjekësia, studentët, pensionet dhe ndaj ne vendosëm sesi do të procedojë kuvendi në këtë çështje”, ka thënë ai.