INTERPOL ka vënë në qarkullim një listë me militantë 50 xhihadistë të shtetit Islamik që kanë hyrë në Itali dhe agjencia beson se do të udhëtojnë në gjithë shtetet e Europës për të kryer sulme terroristte.

Ekstremistët Islamik, të gjithë Tunizian, besohet se kanë zbarkuar me anije në Sicili mes muajt korrik dhe tetor 2017, sipas dokumenteve të poseduar  nga ‘The Guardian’.

E përpiluar nga sekretariati i përgjithshëm i INTERPOL, lista është dërguar në ministrinë e Brendshme të Italisë në 29 Nëntor 2017, dhe është ridërguar në të gjitha njësitë anti- terror në gjithë europën.

Emigrimi për çdo terrorist të mundshëm në Bashkimin Europian është mundësuar nga Lëvizja e Lirë pikat e pakta të kontrollit në kufi ose nga kontrolli që nuk ekziston mes anëtarëve të BE. Ish shefi i INTERPOL, Robert Noble, e ka  përshkruar sistemin sikur “zonat e lira janë një pasaportë ndërkombëtare efektive për terroristët që të ekzekutojnë sulmet e tyre mbi kontinent dhe pastaj të arratisen”, pas masakrës Bataclan.

Në memo-n e INTERPOL thuhet se “Sipas disa informacioneve të siguruara në fushën e bashkëpunimit në informacion, qytetarët Tunizian janë të lidhur me ISIS/ Daesh dhe mund të kenë arritur në Europë me anë të anijeve të paidentifikuara”.

Veritas.com.al/