Pjesa nga intervista dhënë nga Oriana Fallaci per Atin Andrzej Majewski, kryeredaktor i televizionit publik polak (Telewizja Polska).
Cili është mendimi juaj mbi luftën kundër terrorizmit aktualisht të kryer nga Shtetet e Bashkuara?
Dëgjo, At Andrzej: Një muaj para se te shpërthente lufta në Irak, shkrova një artikull të titulluar “Zemërimi, krenaria dhe dyshimi” për Wall Street Journal dhe Corriere della Sera.Artikulli ku, së bashku me shumë gjëra të tjera për të cilat unë u vura në shtyllë madje u kryqëzova, thoshte këtë: “Po nëse Iraku bëhej një Vietnam i dytë? Po nëse humbja e Sadam Huseinit do te lindte një Republikë Islamike te Irakut, dmth një kopje te Republikës Islamike të Iranit khomeinist? Liria dhe demokracia nuk mund të dhurohen si dy copa çokollate. Veçanërisht në një vend, në një shoqëri, që nga këto koncepte injoron kuptimin e tyre. Liria duhet fituar. Dhe për ta fituar, duhet të dihet se çfarë është. Duhet ta kuptosh, duhet ta duash. Demokracia, natyrisht, ajo. Ndoshta gabohem, por irakianët do t’i lija që të vlonin në lëngun e tyre “. E kisha gabim? Kam frikë se jo. Në rregull, ngushëllohem që shoh se Saddam Hussein ka rënë nga froni me bandën e tij.
Ndjej kënaqësi, përkundrazi një pike shprese me mëdyshje, për të menduar se edhe duke injoruar çfarë është demokracia shumë irakenë dhe irakene kanë shkuar për të votuar. Por, duke pare çmimin që po paguajnë dhe jemi duke paguar, duke pare te vdekurit që na kushtojnë të dy palëve, vazhdoj te besoj se do të ishte më mirë t’i linim të valonin në lëngun e tyre.
Në Irak, Shtetet e Bashkuara u zhytën ashtu siç u zhyten në Vietnam. Në moçal kanceri i anti-amerikanizmit u bë më helmues, pra, më i rrezikshëm se pacifizmi i rreme që arkobalenistet tundin në njërën anë vetëm. Dhe për ta kuptuar mjafton një shembull që indinjon “. Për çdo masakër ndaj fëmijëve irakene grumbulluar rreth Marines qe shpërndan karamele, imbecilet, ne keqbesim shkruajnë që, “Amerikanet bëjnë mburoje fëmijët”. Fjale qe, e pa nevojshme të thuhet, ndihmojnë jo pak Bin Ladenin dhe Zarqawin. Sikur të mos mjaftonte kjo, Irani i Khomeinit doli zbuluar duke imponuar centralet e tij bërthamore dhe duke zgjedhur President individin e shtrembër i cili në Teheran kryesoi sekuestrimin e pengjeve amerikane të marra ne Ambasade. Nafta rritet, dhe me ndihmën e Iranit, Republika Islamike e Irakut po varet gjithnjë e më shumë.
Duke thënë këtë, domethënë, duke pranuar se çorba është gatuar tashme, them se ti atribuosh terrorizmin luftës në Irak është një gabim, madje një mashtrim për të gënjyer budallenjtë. Ta marre dreqi, në 11 shtatorin e 2001 lufta në Irak nuk ishte. Lufta që 11 Shtatori u shpall zyrtarisht nga Osama Bin Laden, ne fakt, ishte tashmë. Për dekada me radhë, bijtë e Allahut e shqetësojnë Evropën dhe Amerikën dhe Izraelin me masakrat e tyre. Kujtoj ato që edhe në Itali pësuam nga vepra e Habbash-eve dhe Arafat-eve? Oh, e kuptoj se çfarë synon pyetja juaj. Synon çështjen e tërheqjes së trupave nga Iraku. Dhe ju përgjigjem: nuk behet duke imituar Zapateron e papërgjegjshëm dhe të padurueshëm që terrorizmi islamik të pushojë ose të zvogëlohet. Përkundrazi. Çdo herë që një kontigjent tërhiqet, Evropa jep një tjetër provë të dobësisë, të frikës. Dhe përveç braktisjes së irakianëve në kthetrat e Al Qaeda-s dhe Iranit, çdo herë zhysim lopatën brenda në gropën që po gërmojmë me duart tona. Për te ikur, per të tentuar të rregullosh çorbën e bërë tashmë, do të duhet kohë. Dhe shumë tru.
Sipas pikëpamjes tuaj, ta quash Islamin “një fe te paqes” dhe të thuash se Kurani mëson mëshirën është një budallallëk. Pse?
Sepse përveç katërmbëdhjetë shekuj Histori, (shekuj gjatë të cilave Islami nuk ka bërë asgjë, përveç provokimit te luftërave për te përfituar ose pushtuar dhe nënshtruar e masakruar), e thotë Kurani. Është Kurani, jo tezja ime, që i quan jo-myslimanët “qen te pa fe”. Është Kurani, jo tezja ime, që i akuzon ata që bien ere si majmunët dhe devetë. Është Kurani, jo tezja ime, që fton ndjekësit e tij për t’i eliminuar.
Për t’i gjymtuar, për t’i ngurosur, për t’i prerë fytin, ose të paktën për t’i nënshtruar. Pra, nëse në Arabinë Saudite ju kapeni me një kryq në qafë, me një shenjt në xhep, një Bibël në shtëpi, përfundoni në burg ose ndoshta në varreza. Dhe nëse në Sudan je një afrikan i varfër ose afrikane e varfër që lutet për Madonën, përfundon të paktën me pranga në duar dhe këmbë, domethënë në gjendje skllavërie. A doni ta pranoni këtë të vërtetë të thjeshtë, të qartë dhe të padiskutueshme ? Gjithçka që myslimanët bëjnë kundër nesh dhe kundër vetvetes është shkruar në Kur’an. Kërkuar ose dëshiruar nga Kur’ani, Xhihadi ose Lufta e Shenjtë.
Dhuna, refuzimi i demokracisë dhe lirisë, Servituti halucinant i grave. Kulti i Vdekjes, përbuzja e Jetës. Dhe mos mu përgjigjuni si disa hileqare te Islamit gjoja te Moderuar. Mos më thoni se Kurani ka disa versione dhe të ndryshme. Ktheje nga te duash, në çdo version substanca është e njëjtë. Dhe ku fshihet “feja e paqes” në atë substancë? Ku fshihet “mëshira e Allahut”? Unë nuk e kuptoj respektin me të cilin ju katolikët i referoheni Kuranit. Nuk e kuptoj respektin që tregoni ndaj Muhammedit. Sikur Krishti dhe Muhamedi te ishin dy miq që zbaviten së bashku në Parajse apo në Djanna. Nuk e kuptoj këmbënguljen tuaj me pretekstin e një Zoti të Vetëm.
E diel, 17 korrik, në një kishë të provincës së Varezes, një pastor ka ftuar një fëmijë mysliman për t’u lutur për Allahun, pastaj ka përfunduar Meshën duke deklaruar pothuajse me ton kërcënues për besimtarët: “Dhe mbajeni mend mire se kushdo që nuk do të quaje edhe Allahun Zot, nuk është i denjë për te recituar Ati Yne ». Si?!? Allahu nuk ka të bëjë fare me Zotin e Krishterimit. Asgjë. Nuk është një Zot i mirë, nuk është nje Zot At. Ai është një Zot i keq. Një Zot Padron. Qeniet njerëzore nuk i trajton si fëmijë.I trajton si subjekte, si skllevër. Dhe nuk mëson të duash: te mëson të urresh. Nuk mëson të respektosh: te mëson të përbuzësh. Nuk mëson të jesh i lirë: te mëson t’i bindesh.Mjafton te lexoni Sure-n mbi ‘qen te pafe’ për ta kuptuar. Për shembull, katër në baze te së cilave, në librin e ndyrë shkruar nga një musliman (i natyralizuar italian) i cili hedh kryqet nga dritarja dhe e përcakton Kishën Katolike nje “shoqate kriminale ” (por askush nuk e proceson), muslimanët thirren të vijnë për të ndëshkuar Fallacin ose për ta eliminuar atë.
Jo, jo, armiku ynë i parë nuk është Bin Laden. Nuk është Zarqawi. Nuk janë terroristët dhe prerësit e kokave. Armiku ynë i parë është ai libër. Libri që i ka helmuar. Ja perse them se dialogu me Islamin është i pamundur dhe unë refuzoj mashtrimin e Islamit të Moderuar, dmth Islamit që herë pas here denjon te dënoje masakrat, por dënimeve gjithmonë i shton një “nëse” ose një “por”. Ja përse bashkëjetesa me armikun që trajtojmë si mik është një mostër, dhe fjala “integrim” është një gënjeshtër. Ja përse te aludosh që mund të merremi vesh me ta është ekuivalent me nënshkrimin e Paktit të Munihut me Hitlerin,te përsëritësh gabimin e Chamberlain dhe Daladier.
Ja përse flas gjithmonë për nazizmin islamik dhe imitoj Churchillin që thoshte: “Do derdhim lot dhe gjak”. Ja përse pohoj se nazizmi i tyre nuk është çështje race, përkatësie etnike: është çështje feje. Juridikisht, në fakt, shumë janë me të vërtetë bashkëqytetarët tanë. Njerëz të lindur në Angli, Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Holandë, Poloni, dhe kështu me radhë. Individë të rritur si angleze, franceze, italiane, spanjolle, gjermane, holandeze, polake, etj. Të rinj që kanë studiuar ose studiojnë në shkollat tona të mesme dhe universitete, të cilët flasin mirë gjuhët tona, luajnë futboll ose kriket dhe shkojnë në klube dhe palestra. Shpesh pijnë verë, birrë dhe vodka. Që duken me të vërtetë te përfshire në shoqërinë tonë. Në një shikim te pare, po. Nuk mbajnë as mjekër. Por ndërkohë, trajtojnë gratë e tyre (dhe gjithashtu tonat) si i trajtojnë. I rrahin, i poshtërojnë, ndonjëherë i vrasin. Dhe kur vendosin këmbën në xhami, rrisin mjekrën. Dëgjojnë imamin që predikon Xhihadin, studiojnë, ose mësojnë Kuranin përmendësh, dhe paf! Bëhen terroristë aspirantë, pastaj nxënës terroristë pastaj terroristë militantë. Ndërkohë që ata që nuk bëhen të ashtuquajturit të moderuar, mërmerisin ambiguitetin e tyre “nëse” o “por” o “pse”. (Dhe në Izrael madje pretendojnë të ndryshojnë himnin dhe flamurin).
At Andrzej, mua statistikat me janë antipatike. Megjithatë, nuk mund të injorohet, se nga hetimi qe pas masakrës në Londër zhvilluar për Daily Telegraph rezulton se 24% e muslimanëve britanikë pranojnë të “kenë provuar simpati për ndjenjat dhe arsyet që çuan në masakrën e 7 korrikut” . 46% e të moderuarve kuptojnë “pse ata ish të rruar sillen në këtë mënyrë”. 32% besojnë “se muslimanët duhet t’i japin fund civilizimit dekadent Perëndimor”. 14% rrëfejnë se”nuk ndjehen të detyruar të paralajmërojnë policinë nëse ata e dinë se po përgatitet një sulm dhe madje edhe akoma më pak nëse një imam i nxit për Luftën e Shenjtë”. Sikur te mos mjaftonte kjo,nga një raport qeveritar referuar si “Bombardimi tjetër i Londres”, rezulton se në Britanine e Madhe ka gjashtëmbëdhjetë mijë myslimanë te angazhuar në aktivitete terroriste, dhe se gjysma e të rinjve myslimanë të anketuar thanë se ata ishin “të paduruar për të shkuar në dhunë për të eliminuar shoqërinë tonë imorale “. Për të gjykuar pa statistika mjafton të lexosh atë që ka dalë nga arrestimi i terroristit me shtetësi angleze dhe kombësi etiopiane ose eritrean Hamdi Issac: arrestuar në Romë, ku kishte jetuar për pesë vjet se bashku me familjen numeroze.
Dhe ku edhe vëllezërit e tij me Leje Qëndrimi të rregullt kanë përfunduar në burg për lëshimin e pasaportave false për qëllime terroriste. Po e di se në Itali ky ‘Issac-u kishte arritur (me pasaportë false Somale) si “refugjat politik”? A e di se ne Londer kishte jetuar gjashtë vjet në kurriz të shtetit britanik nga i cili merrte përfitim edhe për strehimin? A e di se shtetësine britanike ja kishin dhënë pa përpëlitur qerpikët dhe pa vërejtur se emri i tij ishte fallco? A e di se bashke me tre të tjerë (edhe ata natyralizuar qytetare britanike, edhe ata mbajtur me subvencion shteteror) dhe së bashku me bosin e tij Muktar Said Ibrahim (edhe ai i natyralizuar qytetar britanik, edhe ai mbajtur me subvencion nga shteti) paketonte eksplozivë me të cilat gëzonte duke ju shtuar gozhdë dhe bulona dhe brisqe për të lënduar me shume? ( “Por ai thotë se nuk donte të vriste askënd. Donte të bënte vetëm një veprim demonstrimi”, ka deklaruar avokatja afashinante që Qeveria italiane i ka dhënë me shpenzimet e taksapaguesve).
At Andrzej, ju shqeteson të dëgjoni gjëra te tilla: vërtet? Ju pështiroset kur shihni në shumë nga mysafirët tanë një Hitler-Jugend të ri që aplikon Mein Kampfin e tij: vërtet? Dhe e gjen të tepruar se në ta unë shoh një rrezik për Perëndimin dhe pjesën tjetër të njerëzimit: e vërtetë? Kështu që ju kujtoj se nuk ishte i gjithë populli gjerman qe instaloi nazizmin në Gjermani, në Evropë. Ishte minoranca jo e vogël e mizerjeve që profetin Adolf Hitler e shikonin si kur terroristët e sotëm e shohin profetin Muhamed. Dhe nëse besoni se është e padrejtë ti hidhni fajin një besimi apo edhe një libri, mendoni për djalin amerikan, të cilin Marinsat e kapën me talebanët gjatë luftës në Afganistan.
E përsëris, amerikan. Kalifornian. Djali nga Los Angeles me lëkurë të bardhë, si e bardha e vezës së zier, dhe i edukimit laik-kristian. Jo maroken ose tunizian ose saudit, senegalez apo somalez. Me lëkurë të errët. Por një ditë, ai kishte vendosur këmbën në xhami, kishte thënë: “Mama, baba, dua të studioj Kuranin.” Pastaj kishte shkuar në Pakistan, Kuranin e kishte mësuar përmendësh, truri i ishte larë nga imami dhe kishte përfunduar me talebanët në Kabul.
Atë Andrzej, është kjo përgjigjja ime për pse-në tuaj të fundit. Dhe e di mire se do t’i jap përforcim rrezikut per te shkuar në burg për krimin e mendimit të maskuar me akuzën e “fyerjes ndaj Islamit”. E di mirë se bashke me burgun rrezikoj jetën, domethënë, sfidoj edhe më shumë Hitler-Jugend-in e ri që do donte të më vriste. E di po aq mirë se edhe ne nuk jemi shenjtore. Se në historinë tonë edhe ne kemi bere te pabëra. Por sot rreziku nuk jemi ne. Janë ata. Është libri i tyre. Dhe meqë askush nuk e thotë, pasi dikush duhet ta thotë , e them unë. Me ketë përshëndes polakët që nëpërmjet përkthimit tuaj na kanë ndjekur. Ju përshëndes Ju dhe ju falënderoj që më dëgjuat.
Veritas.com.al/