Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një video në të cilën duket se emri i shtetit amerikan New Mexico është ndryshuar, duke hequr fjalën “Mexico” dhe duke e zëvendësuar atë me “Amerika”.
Trump nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me videon, duke lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë thjesht për një mesazh retorik apo nëse postimi lidhet me ndonjë plan të mundshëm të administratës së tij për ndryshimin e emrit të shtetit. Mediat e huaja e kanë vënë theksin pikërisht te kjo paqartësi.
Publikimi i videos vjen në një kohë kur Trump ka ndërmarrë edhe më herët iniciativa për ndryshimin e emrave të disa zonave dhe pikave gjeografike.
Më 20 janar 2025, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, vendim që u kundërshtua nga Meksika.
Ndërkohë, më 27 gusht, presidenti amerikan firmosi një tjetër urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një periudhë kur tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë ishin përshkallëzuar.
Komente