Televizioni “News24”  ka kontaktuar me avokatin e caktuar kryesisht nga shteti Elton Frangu i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS. Avokat Frangu thotë së është thërritur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përveçse se ka qenë muaji korrik.

Për gazetaren Klodiana Lala, avokati  shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian  Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite.

INTERVISTA:

Klodiana Lala: Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut

Avokati: Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë

Klodiana Lala: Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?

Avokati: Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi

Klodiana Lala: Dhe çfarë të tha?

Avokati: Ka një rast nëse mund të vish si ‘avokat kryesisht’.

Klodiana Lala: Interesat e kujt do mbronit?

Avokati: Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë.  Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur

Klodiana Lala: Keni konstatuar të viJë djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.

Avokati: Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka fillu nga mëngjesi, unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, veç këtu jam përqendruar ta orientoj

Klodiana Lala: Vajza ishte ne praninë tuaj?

Avokati: Ishte edhe psikologu

Klodiana Lala: Keni qenë më pjesë e çështjes.

Avokati: Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet

Klodiana Lala: Po Rexhep Rrajan e njihni ?

Avokati: E njoh si emër se është bërë edhe publik tani

Klodiana Lala: Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?

Avokati: Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë

Klodiana Lala: Konstatuat frikë

Avokati: Jo, përveç habisë, asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Klodiana Lala: Shenja të dukshme dhune ?

Avokati: Jo nuk kam parë.

Veritas.com.al/