Pyetje: Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?
Përgjigje: Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve.
E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës.
U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë, pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.
VERITAS.COM.AL/