Ibrahimaj: Investimet e huaja direkte kanë patur ecuri pozitive në vitet e fundit. Në tre mujorin e dytë kanë arritur në nivelin 759 mln euro duke u rritur me 8 mln euro në krahasim me 6 mujorin e parë të 2024. Fluksi investimeve vijon të jetë I lartë nga vende si Italia dhe Holanda, që kanë investuar në vendin tonë historikisht, por gjatë 6 mujorit të fundit kemi patur investime edhe nga vende si Austria apo Kosova

Fluksi është rritur në pasuri të paluajtshme, në aktivitete financiare dhe të sigurimit. Industria nxjerrëseve vijon të tërheqë investitorë të huaj, tregtia po ashtu energjia, uji dhe gazi.

Në fluksin e lartë të investimeve rreth 50 % të fitimeve riinvestohen në vend, që flet për besimin e tyre në vendin tonë. Investimet ndikojnë në kërkesën e përgjithshme, zhvillimet ekonomike, modernizimin e ekonomisë, rritjen e produktivitet, etj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *