Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit në nivelin më të lartë që në Nëntor 2014 nga frika se Shtetet e Bashkuara mund të anulojnë paktin bërthamor me Iranin. Në qoftë se pakti hidhet poshtë, atëherë eksporti i naftës Iraniane vihet në rrezik.
Dora e parë e naftës krudo kapi 75.89 dollarë për barel, ndërsa në Teksas Perëndimor të Amerikës arriti në 70.52 dollarë. Nafta e tregtuar me yuan në Shanghai u rrit më shumë se gjatë gjithë kohës në 72.54 dollarë ditën e Hënë.
“Rritja e re e çmimit të naftës po drejtohet nga besueshmëria e investitorëve se këtë javë (Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të vendosë të tërhiqet nga pakti bërthamor me Iranin dhe të vendosë sanksione të reja në eksportuesit e mëdhenj të OPEC”, tha analisti i GLOBAL FX, Sergey Kostenko në një bisedë për Televizionin Rus RT.
Veritas.com.al/