Prokuroria e Tiranës e ka marr të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babale-Xhafaj”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit mes gazetarit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge).

Ndërsa për videon e dytë me ‘aktorin’ e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, ish- deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

Salianji ka folur para nisjes së seancës duke deklaruar se pavarësisht se është politikani që ka më shumë kallëzime, procedime e padi nga ana e qeverisë, nuk do bëjë kurrë kompromis me të keqen.

Veritas.com.al/