Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka mohuar dje live në emisionin Opinion vëllain e tij nga nëna.
Ai ka debatuar me gazetarin Lorenc Vangjeli, i cili e pyeti a kishte Ervini një vëlla të dënuar në Itali dhe me emër të ndryshuar.
Salianji ka mohuar një gjë të tillë dhe ka qenë mjaft i ashpër dhe nervoz më pas, duke shkuar deri në kërcënime ndaj gazetarit.
Sipas gazetës Tema, nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna.
Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.
Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.
Në fakt, emri i vërtetë është Klodian Xhengo, por për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Europës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në ‘Alex Kacani’.
Ai ka ndryshuar edhe emrin, edhe mbiemrin, për të fshehur çdo gjurmë të dënimit të tij.
Mbiemrin Klodian Xhengo e ka ndryshuar në fshatin Gore më 14.01.2005, ndërsa mbiemrin e ka ndryshuar në Bulgarec më 28.01.2005.
Gjatë kohës që Lulzim Basha ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, ai ka qenë punonjës në një nga drejtoritë e këtij institucioni.
Dje në mbrëmje Ervin Salianji mohoi vëllain e tij, duke thënë se nuk kishte asnjë person të afërt apo vëlla me emër të ndryshuar dhe me problem me drejtësinë në Europë.
Veritas.com.al/