Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike. Vetëm një javë më parë, Prokuroria dha pretencën e saj ku kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove për ish-deputetin Salianji.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtor edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, Fredi Alizoti me 2 vjet burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.

Pas dënimit me 1 vit burg, Ervin Salianji tha se vendimi ishte bërë gati kohë përpara. “Ishte bazuar vetëm në dëshirën politike të Kryeministrit dhe një dëshire për karrierë për një gjyqtar anëtar të bandave të Lushnjës, që i shërben vetëm karrierës së vet për të hyrë në rrugën e politikës me PS e për t’i shërbyer shokëve të vet”, tha ish-deputeti i PD.

VERITAS.COM.AL/