(FOTO: Weiner duke dëgjuar vendimin e gjykatës për dënimin e tij)/
Ish kongresmeni i New York-ut, Anthony Weiner, shpërtheu në lot sapo mori vesh se u dënua me 21 muaj në burg sepse i kishte dërguar mesazhe seksuale një vajze nën moshë.
Ai është ish- burri i ndihmëses kryesore të Hillary Clinton që kur ishte Sekretare Shteti, Huma Abedin. Në kompjuterin e Abedin janë gjetur emailet zyrtare të Hillary.
Weiner u shpall fajtor ne Maj për tranferimin e materialeve të turpshme te një minorene dhe pranoi se nuk do të apelonte kundër dënimit me burgim 27 muaj ose më pak.
Weiner, 53 vjeç, u largua nga Kongresi në vitin 2011 për shkak të skandaleve seksuale, por u ekspozua përsëri në vitin 2013 kur kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë New York.
Avokati i tij i kërkoi gjykatëses së Distriktit që të caktonte masën e ‘ndalimit’ në vend të burgimit.
Por në vendimin për dënimin e Weiner, gjykatësja e Distriktit, Denise Cote tha: “Ky është një krim serioz që meriton ndëshkim serioz”.
Ajo tha gjithashtu se Weiner “ka një sëmundje. Ai është kompulsiv. Disa thonë se ka varësi seksuale”.
Veritas.com.al/